Real Madridi është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Paul Pogbas, por deri më tani gjërat nuk kanë lëvizur para për madrilenët.
Manchester Unitedi ka bërë të ditur se ata nuk do të shesin asnjë lojtar pas datës 8 gusht, mirëpo gjiganti spanjoll beson se mund të arrijë marrëveshje edhe pas asaj date.
Sipas asaj që raporton AS, Los Blancos janë duke bërë lëvizje e fundit për ta transferuar mesfushorin francez në këtë afat kalimtar.
Djajtë e Kuq e kanë njoftuar Real Madridin se ata duhet të shpejtojnë nëse i duan shërbimet e Pogbas në këtë afat, pasi më 8 gusht do të mbyllet afati kalimtar në Ligën Premier.
Unitedi e ka vënë nën presion skuadrën nga qyteti i Madridit, në mënyrë që edhe ata të kenë kohë që ta gjejnë zëvendësuesin e francezit.
Real Madrid duhet t’i paguaj së paku 130 milionë euro për ta mbyllur kalimin te Pogbas në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/