Manchester Unitedi thuhet se ka avancuar bisedimet për transferimin e mbrojtësit të talentuar të Crystal Palace, Aaron Wan-Bissaka.
Mbrojtësi i Crystal Palace ka qenë objektivi i interesit intensiv nga Djajtë e Kuq tash e disa kohë.
21-vjeçari i talentuar është njëri nga objektivat kryesor të trajnerit Ole Gunnar Solksjaer këtë verë, por Djajtë e Kuq duhet të paguajnë deri në 60 milionë funte për të siguruar shërbimet e tij.
Crystali tashmë ka hedhur poshtë një ofertë me vlerë mbi 40 milionë funte për Wan-Bissakan, i cili ka impresionuar gjatë 39 paraqitjeve të tij në sezonin e kaluar.
Sipas mediumit The Guardian, Unitedi ka avancuar bisedimet me Crystal Palacen mbi nënshkrimin potencial të Wan-Bissaka dhe është gati të ngrit ofertën e tyre. /Telegrafi/