Manchester Unitedi i është afruar transferimit të Renato Sanchesit nga Benfica – bën të ditur gazeta portugeze A Bola.
Djajtë e Kuq janë duke e ndjekur portugezin qe një kohë dhe tashmë thuhet se kanë arritur marrëveshje bazë prej 40 milionë funtesh (50 milionë euro).
Megjithatë, Benfica kërkon edhe tetë milionë funte (10 milionë euro) shtesë në formë bonusesh, para se ta lejojë nënshkrimin e marrëveshjes.
Në ndërkohë, Paris Saint-Germaini vazhdon të jetë i interesuar dhe do të ndërhyjë menjëherë nëse Unitedi dështon ta transferojë mesfushorin 18 vjeçar.
Sanches rrjedh nga Akademia e Benficas, ndërsa si i vogël ka luajtur edhe për Aguias da Musgueira. /Telegrafi/