Telegrafi

United thuhet se është i gatshëm ta shesë Pogban te Juventusi

Manchester United thuhet se është i gatshëm që ta shesë Paul Pogban në afatin kalimtar të janarit te Juventusi.

Djajtë e Kuq duket se janë të ngopur me veprimet e mesfushorit francez, andaj duan ta largojnë nga Old Traffordi.

Daily Mail raporton se United ka filluar bisedimet me Zonjën e Vjetër dhe Mino Raiolan për ta kompletuar një marrëveshje.

60 milionë euro dhe shërbimet e Emre Can, janë të mjaftueshme që Pogba të rikthehet në Allianz Stadium.

Lexo po ashtu Pogba dëshiron largimin nga Unitedi

Mesfushori gjerman nuk është në planet e skuadrës italiane dhe shumë lehtë mund të rikthehet në Ligën Premier, pasi në të kaluarën ishte pjesë e Liverpoolit.

Pogba kishte tentuar të kalonte në verën e këtij viti te Real Madridi, por që kalimi i tij nuk u materializua. /Telegrafi/