Telegrafi

United synon transferimin e dy mesfushorëve në janar

Manchester United ka mbetur shumë mbrapa në luftën për titullin e kampionit këtë edicion në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq pas 19 ndeshjeve kanë 31 pikë të tubuara, 22 më pak se lideri Manchester City që ka dy ndeshje më shumë.

Por për skuadrën e Ralf Rangnick tani prioritet është ta zënë vendin e katërt që të jenë edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Gjithsesi për të arritur këtë duhen përforcime dhe drejtuesit e klubit duan ta përforcojnë repartin e mesfushës në janar.

Mediat në Ishull kanë raportuar se trajneri Ralf Rangnick ka kërkuar transferimin e dy mesfushorëve në janar.

Ruben Neves i Wolverhampton Wanderers dhe Boubacar Kamara i Olympique Marseille janë dy objektivat e klubit anglez për t’i transferuar në janar.

Për portugezin nevojitën mbi 40 milionë euro, derisa Kamara që është në vitin e fundit të kontratës mund të transferohet për tetë milionë. /Telegrafi/