Manchester United pritet të bëjë përforcime të mëdha në afatin kalimtar veror.
Djajtë e Kuq janë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, por për edicionin e ri duan triumfin në Ligën Premier.
E për ta përforcuar ekipin për edicionin e ri, trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka në listë katër top futbollistë për t’i transferuar në Old Traford.
Mbrojtësi francez i Real Madridit, Raphael Varane i prinë listës, pasi ai kërkohet që një kohë të gjatë nga Djajtë e Kuq.
Për të nënshrkuar me francezin, Djajtë e Kuq duhet të shpenzojnë rreth 60 milionë euro.
Declan Rice është një tjetër futbollistë që kërkohet shumë, por edhe për anglezin nevojiten 60 milionë euro që të bindet West Ham United.
Ndërkohë dy emrat e tjerë janë në repartin ofensivë, ku priten ndryshimet më të mëdha.
Jadon Sancho është lojtari që prej kohësh është kërkuar dhe tani çmimi i tij ka rënë në 80 milionë euro.
Emri tjetër për sulmin është Andre Silva, që për ta lënë të lirë Frankfurti po kërkon 40 milionë euro.
United për t’i arritur këto objektiva i nevojiten mbi 220 milionë euro dhe duket se gjiganti anglez është i gatshëm për të shpenzuar aq në mënyrë që ta krijoj një ekip të fortë për titullin e kampionit. /Telegrafi/