Arturo Vidal është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë këtë edicion te Barcelona.
Mesfushori kilian ka arritur të shënoj edhe katër gola kur ende nuk jemi në gjysmën e stinorit.
Megjithatë ditë më parë ka qenë vetë lojtarit që ka pranuar se mund të largohet nga Camp Nou nëse nuk ndihet i rëndësishëm.
Interi mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me të, por së fundmi garës i bashkuar edhe Manchester United.
Djajtë e Kuq synojnë ta përforcojnë repartin e mesfushës pasi pritet të ketë largime nga ajo pozitë të dyshes Matic – Fred.
The Sun raporton se Manchester United është gati të ofrojë mbi 30 milionë euro për të arritur te Vidal.
32-vjeçari në rast largimit nga Barcelona synon që të nënshkruajë një kontratë tri vjeçare. /Telegrafi/