Telegrafi

United rivalizon Chelsean për Declan Rice

Declan Rice është objektivi kryesor i Chelseat që dy vite, por transferimi i tij në Stamford Bridges nuk është aspak i lehtë.

Mesfushori anglez ka dal nga akademia e Chelseat dhe dëshira e tij është të rikthehet përsëri, por skuadra e tij aktuale West Ham United nuk po e lëshon lehtë.

21-vjeçari ka një kontratë afatgjate me ‘Çekanët’ dhe kjo ka bërë që skuadra nga Londra të kërkojë shumë për ta lejuar largimin e tij.

Chelsea do të tentojë përsëri në janar ose në verë ta transferojë lojtarin, por së fundmi garës i është bashkuar edhe Manchester United.

Mediat angleze kanë raportuar se Djajtë e Kuq e shohin anglezin e ri si zëvendësuesin perfekt të Paul Pogbas.

United është gati të shpenzojë rreth 60 milionë funte për transferimin e Rices në ‘Old Traford’.

Gjithsesi dëshira e lojtarit është të rikthehet te Chelsea, por mbetet të shihet se cili nga dy gjigantët anglez do ta fitojnë garën për yllin e ‘Tre Luanëve’. /Telegrafi/