Manchester United është duke kërkuar lojtarë të rinj për ta përforcuar ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Shumë emra janë lidhur me një kalim në Old Traford, por deri më tani ende nuk ka asnjë transferim zyrtarisht.
Djajtë e Kuq tani po synojnë afrimin e dy futbollistëve nga Wolverhampton Wanderers.
Fjala është për sulmuesin meksikan Raul Jimenez, si dhe mesfushorin portugez Ruben Neves.
Të dy futbollistët kanë shkëlqyer këtë edicion në Ligën Premier dhe United kërkon transferimin e saj.
Sipas medieve angleze, Djajtë e Kuq janë gati të ofrojnë rreth 80 milionë funte për afrimin e dy futbollistëve.
Jimenez dhe Neves janë lojtarët kryesorë të Wolves dhe duket e vështirë që klubi t’i lejojë të largohen. /Telegrafi/