Telegrafi

United me ofertë të fundit tenton ta bind Realin për Kovacicin

Mateo Kovacic është dëshira e madhe e Jose Mourinhos.

Trajneri portugez është në kërkim të një mesfushori për ta transferuar tek Manchester Unitedi në janar.

E duket se ‘Special One’, ka vendosur që të tentoj blerjen e kroatit Mateo Kovacic i cili nuk është titullar i rregullt tek Real Madrid.

Mediat angleze kanë raportuar se ‘Djajtë e Kuq’ do të tentojnë me një ofertë të fundit transferimin e lojtarit.

United do të tentojë me një ofertë prej 50 milionë eurove ta bind Realin ta lënë të lirë mesfushorin kroat.

Kujtojmë që ditë më parë Kovacic u kritikua ashpër nga mediat madrilene pas një paraqitje të dobët në ‘El Clasico’.

23-vjeçari në ‘Old Traford’ pritet ta zëvendësojë belgun Maurouane Fellaini i cili pritet të largohet.

Gjithsesi në garë për ish-anëtarin e Interit mbetën edhe dy skuadrat e mëdha italiane Milan dhe Juventus.

Kontrata aktuale e Kovacicit me ‘Los Blancos’, skadon më 30 qershor të vitit 2021. /Telegrafi/