Manchester United vazhdon të mbetet e interesuar për të nënshrkuar me Milan Skriniar.
Mbrojtësi i Interit ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit me fanellën zi kaltër si në kampionat ashtu edhe në Evropë.
E falë paraqitjeve të mira ai është bërë dëshira kryesore e Djajve të Kuq për afatin kalimtar të verës.
Mediat angleze kanë raportuar se United do të tentojë në afatin kalimtar të verës transferimin e qendërmbrojtësit.
Për ta transferuar sllovakun në Old Traford, Djajtë e Kuq po mendojnë të dërgojnë një ofertë rreth 80 milionë euro.
Ndërkohë në garë për Skriniar vazhdon të mbetet fuqishëm edhe gjiganti tjetër anglez Chelsea që nuk i ka punët mirë me repartin defensivë.
24-vjeçari është në vitin e tij të dytë te Interi, ndërsa Neroazzurrët janë futur në bisedime për zgjatjen e kontratës.
Kontrata aktuale e sllovakut me Interin skadon në verën e vitit 2022, ndërsa zi kaltërtit janë gati t’ia zgjasin kontratën edhe për dy vite të tjera me përmirësim të pagës. /Telegrafi/