Telegrafi

United në bisedime me Semedon

Nelson Semedo mund të bëhet futbollisti më i ri i Manchester Unitedit.

Mbrojtësi anësor i Benficas po zhvillon ndeshje të mëdha sezoneve të fundit, duke rënë në radarin e skuadrave të mëdha evropiane, ndër to edhe United.

United nuk janë të bindur nga mbrojtësit aktual të anës së djathtë, Antonio Valencia dhe Mattia Darmian, kështu që si objektiv kanë përforcimin e kësaj pozite dhe shohin Semedon si idealin.

Lexo po ashtu United i bën konkurrencë Bayernit, 40 milionë euro për një mbrojtës

Sipas A Bola, Presidenti i Benfica Luis Filipe Vieira ka udhëtuar në Angli për të zhvilluar bisedime rreth një transferimit te Manchester United të Nelson Semedos, përcjell Telegrafi.

Mbrojtësi 23-vjeçari dukshëm prinë në listën e dëshirave të verës së Jose Mourinhos dhe Djajtë e Kuq janë në kërkim për të lidhë një marrëveshje qysh tani.

Lexo po ashtu Edhe Unitedi pas Belottit

Interesim për transferimin e 23-vjeçarit kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si Bayern Munich dhe Inter.

Ndërsa, çmimi i tij sillet rreth 30 milionë euro, kaq sa kërkon skuadra portugeze. /Telegrafi/