Agjenti i Paulo Dybalas, ka thënë se lojtari i tij nuk e ka ndërmend të kalojë te Manchester United.
Dybala, ka qenë i lidhur me një largim nga Juventusi.
Flitej që Manchester United është i gatshëm të paguajë 85 milionë funte Antoine Griezmann, por transformimi i këtij të fundit ka ngecur.
Largimi i Wayne Rooneyt, po ashtu përbën problem për Unitedin që e duan njërin mes Gareth Bale dhe Andrea Belottit.
Agjenti i Dybalas i ka hequr të gjitha dyshimet.
‘Paulo sapo ka nënshkruar kontratën e re me Juventusin muajin e shkuar”.
‘Ai është i lumtur në Torino”, ka thënë Pierpaolo Triulzi për Guardian. /Telegrafi/