Telegrafi

United konfirmon kalimin e testeve mjekësore nga Pogba (Foto)

Paul Pogba ka kaluar me sukses testet mjekësore te Manchester United.

Mesfushori francez kishte zbarkuar sot në tokën angleze për t’i kryer vizitat mjekësore, pasi skuadra e Juventusit i kishte dhënë leje për një transferim.

Pas kësaj, Pogba së bashku me agjentin e tij, Mino Raiola, shkuan drejt vendin ku zakonisht United i bënë vizitat mjekësore, ku i kaloi me sukses.

Është vetë gjiganti anglez që ka konfirmuar me anë të një komunikate se francezi tanimë është vetëm një hap larg zyrtarizimit.

Kompletimi i transferimit pritet t’i kushtoj Unitedit rreth 140 milionë euro, me 110 plus 10 milionë bonuse që shkojnë për Juventusin dhe një provizion prej 20 milionë euro për agjentin Mino Raiola.

Kështu, transferimi i Pogbas do të bëhet më i shtrenjti në histori të futbollit. /Telegrafi/