Telegrafi

United kishte refuzuar ta transferojë vitin e kaluar për 17 milionë euro Maguiren

Manchester Unitedit i ishte ofruar mundësia vitin e kaluar për të nënshkruar me mbrojtësin, Harry Maguiren.

“The Irish Independent” shkruan se futbollisti i Lecister Cityt u ndoq një kohë të gjatë prej Djajve të Kuq gjatë sezonit të kaluar, por në fund nuk ishin të gatshëm të ndajnë shumën e kërkuar prej Dhelprave – 17 milionë euro.

Por, tani pas paraqitjeve mbresëlënëse në botërorin e fundit me kombëtaren angleze, Leicester po kërkon hiq më pas e as më shumë se 80 milionë euro – pesëfishin e çmimit që i ishte ofruar para një viti Jose Mourinhos.

United, i cili do të përballet sonte me Leicesterin në Old Trafford në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës Premier, nuk janë të gatshëm të paguajnë një shumë të tillë.

Leicester pagoi 14 milionë euro për transferimin gjersa klauzolën e largimit e kishte 17 milionë soshm por që iu rrit në qershor të këtij viti në mbi 75 milionë euro.

Lexo po ashtu Historia e suksesit të mbrojtësit Maguire: Në Euro 2016 ishte tifoz së bashku me shokët, në Kupën e Botës 2018 në gjysmëfinale me Anglinë

Theksojmë se Maguire në formacionet e krijuara prej shumë analistëve të botërorit kishte vend në ekipin e parë startues.

Ndryshe, 25-vjeçari prej transferimit nga Hull City dhe Leicesteri ka pasur për këtë të fundit 38 paraqitje dhe ka shënuar dy gola. /Telegrafi/