Telegrafi

United këmbëngul për Bazoerin

Riechedly Bazoer është bërë cak i shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Mesfushori i talentuar holandez i Ajaxit është duke pasur paraqitje të jashtëzakonshme me kampionët e shumëfishtë të Holandës.

Me vetëm 19 vite, Bazoer është bërë lider në mesfushën e gjigantit holandez dhe kjo gjë i ka rënë në sy ekipeve evropiane.

Kështu Manchester United duket se është favorite për transferimin e talentit holandez pasi kanë gati një ofertë për të.

Mediat në Holandë kanë raportuar se United ka bërë gati 20 milionë euro për transferimin e Bazoerit në ‘Old Traford’.

Gjithsesi në garë për të mbetet edhe Chelsea, Manchester City, Liverpool, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/