Manchester United ka hequr dorë prej mbrojtësi të Benficas.
Djajtë e Kuq është raportuar kohë më parë se po interesohen për qendërmbrojtësin Victor Lindelof, por ky interesim si duket është zbehur.
Sipas Daily Mail-it, Jose Mourinho nuk dëshiron të shpenzojë 38 milionë funte gjatë janarit për 22-vjeçarin suedez.
E gjithë kjo pasi që trajneri portugez është duke u bazuar në lojtarët aktual që ka në dispozicion, por edhe shërimin e Eric Baillyt.
Kujtojmë se Mou aktualisht ka në dispozicion katër mbrojtës Phil Jones, Marcos Rojo, Chris Smalling dhe Daley Blind. /Telegrafi/