Telegrafi

United i gatshëm ta lejoj Pogban t’i bashkohet Realit, por dëshiron shkëmbimin me Valverden

Nuk është më një sekret që ëndrra e madhe e Paul Pogbas është ta vesh fanellën e Real Madridit.

Mesfushori francez gjithmonë ka thënë se ëndërron të luaj për Realin, por deri më tani nuk është kompletuar transferimi i tij në Santiago Bernabeu.

Megjithatë Pogba vazhdon të besoj se një dit do të transferohet në Real Madrid dhe ai pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Zinedine Zidane.

Nga ana tjetër Manchester United është gati ta lejoj largimin e lojtarit për në Madrid, por i ka kërkuar një lojtar si këmbim Los Blancosve.

Djajtë e Kuq duan nga Reali që të pranojnë shkëmbimin kokë më kokë mes Paul Pogbas dhe Federico Valverde.

Uruguaiani është njëri nga lojtarët më të mirë në mesfushë te Reali dhe vështirë që madrilenët do të pranonin një gjë të tillë.

Për më tepër Valverde ka një klauzolë largimi nga Los Blancos prej 700 milionë euro dhe kjo tregon se sa e vlerëson Reali atë.

Megjithatë sipas The Sun nëse nuk pranohet ky shkëmbim, Reali do të tentoj me para transferimin e Pogbas në verën e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/