James Rodriguez pritet të largohet nga Real Madridi qysh në afatin kalimtar të janarit.
Kolumbiani nuk është më në planet e Los Blancos, andaj në afatin e dimrit do të largohet nga Snatiago Bernabeu.
Manchester United ka ringjallur interesimin për Jamesin dhe po tenton që ta transferojë qysh në këtë afat që po vije.
El Desmarque raporton se Djajtë e kuq janë të gatshëm që të paguajnë 50 milionë euro për t’i marrë shërbimet e kolumbianit.
Por, Real Madridi thuhet se nuk do ta lejojë largimin e lojtarit pa i marrë 70 milionë.
Vlera e James Rodriguez në treg ka rënë ndjeshëm dhe se madrilenët nuk mund të përfitojnë më shumë se 60 milionë. /Telegrafi/