Manchester United është fare pranë mbylljes së marrëveshjes me asin e Juventusit, Paul Pogba.
Negociatat për lojtarin po vazhdojnë dhe Mourinho i ka dhënë Juventusit edhe anësorin Matteo Darmian, i cili është perfekt për Serie A.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Një ofertë prej 60 milionë funtesh është lansuar javë më parë nga Man Utd, por Juventusi ende nuk është bindur.
Tash Mourinho ka vendosur që bashkë me të hollat të ofrojë edhe lojtarin Matteo Darmian, me Juventusin që tash e ka radhën që të mendojë për këtë ofertë. /Telegrafi/