Telegrafi

United e ka një alternativë nëse dështon transferimi i Harry Kane

Manchester United janë të etur për të nënshkruar me një sulmues të madh që garanton shumë gola për sezonin e ardhshëm.

Djajtë e Kuq kanë disa emra, por objektivi kryesor për repartin e sulmit është sulmuesi anglez Harry Kane.

Megjithatë United po has në vështirësi për të nënshkruar me Kanen pasi në garë për të janë edhe Bayern Munich, Real Madrid e Chelsea.

Lexo po ashtu Unitedi tërheq interesimin për Harry Kane

Daily Mail ka raportuar se Djajtë e Kuq kanë tanimë një alternativë nëse dështon transferimi i anglezit në Old Traford.

Goncalo Ramos është lojtari tjetër që pëlqehet nga Erik Ten Hag dhe nëse dështon pista e Harry Kane, atëherë portugezi do të jetë top prioritet për Djajtë e Kuq.

Megjithatë afrimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi Ramos ka një klauzolë lirimi nga Benfica prej 93 milionë eurove.

21-vjeçari ka pasur një vit të jashtëzakonshëm, ku në 47 ndeshje zyrtare ka realizuar 27 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë. /Telegrafi/