Harry Maguire duket se nuk do të transferohet në Manchester United.
Mbrojtësi anglez pati paraqitje jashtëzakonisht të mira me Kombëtaren e tij në Rusia 2018.
Kjo ka bërë që edhe çmimi i tij të rritet ndjeshëm dhe Leicester të mos heqë dorë nga kërkesat që ka.
Manchester United kishte ofruar 70 milionë euro për transferimin e tij por që Leicester ka refuzuar këtë ofertë.
Kjo ka bërë që Djajtë e Kuq të heqin dorë përfundimisht nga blerja e Maugires.
United tani është kthyer kah tregu spanjoll ku po synon transferimin e Yerry Minas.
Edhe Mina ka pasur paraqitje jashtëzakonisht të mira në Botëror ku shënoi edhe tre gola me Kolumbinë.
Për ta transferuar kolumbianin në Old Traford, United ka gati rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/