Telegrafi

United dhe Juventus projektojnë shkëmbimin e madh, Pogba drejt rikthimit në Serie A

Paul Pogba. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Manchester United dhe Juventus janë në bisedime për një shkëmbim të bujshëm.

Dy gjigantët e mëdhenj evropian kanë nisur prej ditësh bisedimet për shkëmbimin Paul Pogba – Aaron Ramsey.

United po e dëshiron me çdo kusht transferimin e uellsianit Aaron Ramsey, që nuk po ambientohet dot me futbollin italian.

Vet lojtari ka pranuar se dëshiron rikthimin në Angli dhe i ka dhënë një përgjigje pozitive Djajve të Kuq.

Nga ana tjetër Juventus ka kërkuar nga drejtuesit e gjigantit anglez që ta lënë të lirë Paul Pogban të rikthehet në Serie A.

Juventus është gati ta ofrojë Aaron Ramseyn te Unitedi plus një shumë të parave prej 40 milionë eurove në këmbim të Pogbas.

Sipas medieve italiane dhe atyre angleze kjo marrëveshje është shumë afër që të finalizohet.

Gjasat janë të mëdha që të ndodh ky shkëmbim, pasi si Ramsey ashtu edhe Pogba kanë dhënë dritën e gjelbër për tu transferuar te United respektivisht te Juventusi. /Telegrafi/