Telegrafi

United dhe Chelsea rivalizojnë Liverpoolin për Fekirin

Nëse Liverpool do të bëjë shumë shpejt një ofertë për Nabil Fekirin gjatë kësaj jave, rrezikojnë të humbasin sulmuesin e Francës.

Lyon është i gatshëm ta shesë futbollistin te klubi anglez para mbylljes së afatit kalimtar të verës që mbyllet më 9 gusht, shkruan sot L’Equipe.

Por, The Reds nuk janë të vetëm që kanë shfaqur interesim e kapitenin e klubit francez pasi që janë edhe disa klube të tjera që po kërkojnë shërbimet e lojtarit.

Nabil Fekir (Getty Images)

Manchester United dhe Chelsea janë dy prej shumë skuadrave që janë të interesuar për sulmuesin anësor të skuadrës franceze.

Këto të dyja klubet janë të gatshme të përmbushin kërkesat e klubit të Ligue 1 për tu liruar nga lojtari që së fundi Kupën e Botës me kombëtaren e Francës.

Në të vërtetë, oferta e fundit e marrë nga OL është bërë nga Liverpool përpara Kupës së Botës.

Por ndërmjetësit kanë paralajmëruar shefat e Anfield që duhet të veprojnë brenda 48 orëve, pasi nuk janë vetëm ata të interesuar për Fekirin.

Real Madridi dhe Bayern Munchen gjithashtu shikojnë zhvillimet nga afër. Sidoqoftë, asnjë ofertë nuk ka mbërritur ende për lojtarin. /Telegrafi/