Manchester United dhe Chelsea të dyja janë të interesuara në një transferim të mbrojtësit të Romës, Antonio Rudiger.
Reprezentuesi gjerman është përzgjedhur për ekipin e tij kombëtar për Euro 2016, por pësoi një dëmtim të ligamentit gjatë trajnimit në para-turne.
Që nga ajo kohë 23-vjeçari gjerman ishte jashtë fushave të blerta, teksa u rikthye të mërkurën në mbrëmje, gjatë fitores 3-1 të Romës ndaj Sassuolos, pesë muaj pas një operacioni në gjurin e tij të plagosur.
Raportet në Angli tregojnë se qendërmbrojtësi vlerësohet shumë nga gjigantët anglez, Manchester United dhe Chelsea.
Sipas mediave angleze, Rudiger mund të jetë subjekt i ofertave në janar me Romën që e vlerëson me një çmim të lartë prej 35 milionë funteve. /Telegrafi/