Telegrafi

Unitedi dhe Arsenali interesohen për Issa Diopin

Manchester United është zbuluar se ka bërë një ofertë për mbrojtësin e West Ham United, Issa Diop.

“Le 10 Sport” shkruan sot se Djajtë e Kuq kanë bërë një lëvizjen për futbollistin si një alternative për objektivin numër 1, Harry Maguiren e Leicester Cityt.

Klubi i Old Trafford ka bërë një ofertë prej 55 milionë eurove plus një zgjedhje mes Marcos Rojos dhe Phil Jonesit në këmbim të Diopit.

Por, çekanët refuzuan ofertën, duke këmbëngulur se francezi do të lirohej vetëm për para 80 milionë euro.

Sidoqoftë, londinezët thuhet se do të pranojnë edhe një shumë prej 65 milionë eurove për shërbimet e lojtarit.

Ndërkohë, Arsenali ka bërë kontakte me agjentin e futbollistit dhe pritet të bëjnë një ofertë për Diop. /Telegrafi/