Mohamed Simakan është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer në dy vitet e fundit në Bundesliga.
Qendërmbrojtësi francez ka shfaqur formë shumë të mirë me fanellën e RB Leipzig dhe ka zgjuar interesimin e top klubeve angleze.
Jo vetëm në qendër të mbrojtjes, por Simakan luan edhe si mbrojtës i djathtë dhe në disa ndeshje po luan për klubin gjerman.
E përditshmja gjermane Kicker ka raportuar se Leipzig është kontaktuar nga dy klubet angleze që kanë kërkuar informacione për francezin e talentuar.
23-vjeçari është i gatshëm të bëj hapin e madh në karrierë dhe po pret që Leipzig të pranoj ofertën e Djajve të Kuq ose të Topçinjve.
Simakan këtë edicion në 34 ndeshje zyrtare me Leipzig ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.
Klubi gjerman është i gatshëm ta lë të lirë yllin e tyre të largohet vetëm nëse vije ndonjë ofertë mbi 40 milionë euro, pasi ai ka kontratë deri në vitin 2027. /Telegrafi/