Telegrafi

United afër transferimit të Sandros

Alex Sandro (Getty Images)

Mbrojtësi brazilian, Alex Sandro thuhet se është afër mbylljes së transferimin të tij nga Juventusi te Manchester Unitedi.

Djajtë e Kuq kanë bërë shpenzime në këtë sezon, por klubi nuk ka arritur objektivat e veta para-sezonale.

Kështu, drejtuesit e klubit dhe Jose Mourinho janë të interesuar të përforcojnë edhe më shumë skuadrën e tyre për sezonin e ri.

Lexo po ashtu Mourinho preferon Sandron para Rose dhe Gaya

Njëri nga objektivat kryesore të skuadrës nga Old Trafford është mbrojtësi i majtë i Juventusit, Sandro.

Alex Sandro (Getty Images)

Për Sandron, Unitedi kishte provuar edhe gjatë verës së kaluar, por kishte dështuar të arrijë një marrëveshje me klubin italian.

Megjithatë, sipas mediumit britanik The Times, Djajtë e Kuq tani janë afër të mbyllin transferimin e Sandros.

Lexo po ashtu Juventus dhe Man Utd fillojnë bisedimet për shkëmbim lojtarësh

Mbrojtësi i majtë shihet si një përshtatje perfekte për një zonë problem për ekipin e Mourinhos, me Luke Shaw dhe Ashley Young që nuk kanë bindur totalisht.

Thuhet se Unitedi do të duhet të paguajë më shumë se 50 milionë funte apo 56.7 milionë euro për të transferuar brazilianin. /Telegrafi/