Telegrafi

Unikkatili bën testin gjenetik për ta konfirmuar origjinën (Foto)

Viktor Paloka, i njohur si Unikkatili, ka bërë testet gjenetike nëpërmjet kompanisë Family Tree DNA për të zbuluar origjinën e tij.

Rezultati ka treguar se linja atërore (Y-DNA) e Unikkatilit zbulon se ai i përket pikërisht haplogrupës së njohur shqiptaro-ilire autoktone E-V13. Njëherësh, familja Adili nga Kërçova i takon të njëjtës degë të E-V13 sikurse reperi, çka do të thotë se familjet Paloka dhe Adili janë kushëri të largët. Kjo mund të përdoret edhe si dëshmi ndaj përçarësve se nuk ka dallime gjenetike ndërmjet shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë.

Ndërsa testi etnik (i njohur si Family Finder), zbulon se ai është 96 për qind autokton ilir (Southeastern Europe) dhe 4 për qind britanik (British Isles). Kjo e fundit e ka befasuar edhe atë – shkruan gjenetika.com.

Testi etnik i Unikkatil (Gjenetika.com)

Në testin etnik (autosomal) të Unikkatilit, tek elementi sllav (Eastern Europe) rezultati i tij është 0 për qind. Por, kjo nuk do të thotë se shqiptarët që kanë përqindje sllave nuk janë shqiptarë. Sllavët, me ardhjen e tyre në Ballkan gjatë shekullit VII ,në disa raste, janë përzier me popullatën shqiptare. Për atë është e natyrshme që disa shqiptarë mund të kenë një përqindje të vogël evropiane lindore (Eastern European) por mos u frikësoni, deri më sot për çdo person kjo përqindje ishte më pak se 30 për qind.

Viktori qe një kohë i është bashkangjitur projektit shqiptar “Albanian Bloodlines” dhe aty mund t’i shihni edhe rezultatet e tij. Nëse doni të shihni nëse jeni kushëri të familjes Paloka apo thjeshtë ju intereson linja juaj atërore , atëherë mund ta porosisni testin gjenetik të linjës atërore Y-DNA duke vizituar familytreedna.com.  Dhe pastaj mund të bëheni anëtarë të projektit Albanian Bloodlines, pasi që nga shtetet Ballkanike projekti Shqiptarë ka më së paku anëtarë.

Anëtarët e E-V13 nga projekti shqiptar për ADN (Gjenetika.com)

Për këtë rast është prononcuar edhe vet Unikkatili në Facebook: “Haha, po ky rezultati i testit tim gjenetik. Krejt ju që i keni kushtet edhe nuk tuteni të porositni nga një test (Y-DNA) futjani edhe ju si unë. Shtetet tjera të Ballkanit na kanë lënë mbrapa me numra e bash po më pengon, se duhet të vërtetohemi edhe me ADN që jena Illyrian e jo veç me fjalë. S’dihet, ndoshta edhe del dikush kushëri me mu”.