Telegrafi

“Unë do të luaja në vend të tij” – Carragher e ka me Van Dijkun pas humbjes turpëruese të Liverpoolit ndaj Real Madridit

Real Madrid vazhdon ta shkatërrojë Liverpoolin në çdo ndeshje ku takohen, ku kësaj radhë e mposhti në ‘Anfield Road’ me rezultat 5-2.

Ish-mbrojtësi i njohur i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka folur për Virgil Van Dijkun, duke i cilësuar si një prej pikave më të dobëta të skuadrës.

“Si tifoz nuk do të doja kurrë të kritikoja apo të shkoja kundër skuadrës. Por kur përballemi me performanca të caktuara është e pashmangshme të mos analizosh”.

“Të gjithë theksojnë se Liverpoolit i mungon një mesfushor. Por, unë mendoj se skuadrës së Klopp, të cilin e respektoj dhe e admiroj shumë për gjërat e bukura që ka bërë gjatë këtyre viteve, i nevojitet një mbrojtës”.

Lexo po ashtu Përziere emocionesh për Jamie Carragher: Nga një person i lumtur, në një me zemër të thyer nga dueli Liverpool-Real Madrid

“Disa kohë më parë, Van Dijk, duke buzëqeshur, u shpreh se unë nuk mund të luaja dot në mbrojtjen e këtij Liverpooli. Po i përgjigjem se tani unë mund t’i zë vendin në prapavijën e skuadrës”, ka thënë Carragher. /Telegrafi/