Lionel Messi nuk e harron në asnjë moment Barcelonën, pasi dashuria ndaj klubit që u bë i famshëm është shumë e madhe.
Ylli argjentinas ka fituar Topin e Artë për herë të tetë në karrierën e tij, derisa ka folur në një moment edhe për Barcelonën.
Messi fillimisht tha se është një tifoz i Barcelonës dhe gjithmonë do t’i përkrah ata në garat ku marrin pjesë.
“Po, unë jam një tifoz i Barcelonës. Është klubi që e dua dhe që do ta dua gjithë jetën”, tha Messi.
36-vjeçari i ka dhënë një këshillë Barcelonës për ta fituar Ligën e Kampionëve, pasi ai e di se katalunasit kanë potencial për ta bërë një gjë të tillë.
“Barcelona ka një skuadër të madhe. Ata janë në gjendje për të luftuar për Ligën e Kampionëve”, vazhdoi tutje Messi.
“Nuk kam dyshim se ata janë një kandidat për ta fituar ‘Championsin’, por ata nuk kanë nevojë të bëjnë presion mbi vetën e tyre për të qenë favoritë”, këshilloi Messi ish-klubin e tij Barcelonën për të arritur deri te triumfi në Ligën e Kampionëve.
Messi qëndroi për 21 vite te Barcelona, derisa nga viti 2005 deri më 2021 luajti për ekipin e parë ku në 778 ndeshje zyrtare realizoi 672 gola dhe bëri 303 asistime. /Telegrafi/