Telegrafi

“Unë s’ia futa, ti po ja fut” – Përplasen Kusari-Lila e Haradinaj në Kuvend

Tema e gazsjellësit që po trajtohet sot në Kuvendin e Kosovës ka nxitur shumë debate mes deputetëve të partive në pozitë dhe atyre në opozitë.

Një moment përplasjeje është parë edhe mes deputetit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe U.D së shefes së GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Haradinaj e filloi këtë debat duke thënë se Kusari Lila kishte bërë deformim të fakteve gjatë diskutimit, deklaratë kjo që nxiti reagimin e deputetes së LVV-së.

“Zonja Kusari-Lila bëri deformim faktit, ajo tha është rrit çmimi në Evropë, kriza është shkaktuar prej gazit. Po ëhstë gazi rus bre Mimozë, na nuk jemi tu u kyç në atë gaz, nuk jemi tu u bo pjesë e asaj krize, është gazsjellës tjetër pikërisht kundër atyre”, u shpreh Haradinaj teksa po diskutonte për strategjinë e gazjellësit.

Ndërkaq, në replikën e saj, U.D e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila iu drejtua Haradinajt me fjalët: “Nuk ia futa unë, por ti po ia fut”.

“Ramush aspak unë s’ia futa, por ia ke fut ti kur ke nënshkru këtë kërkesë për debat sot”, u shpreh Kusari-Lila.

Ndërkaq, Haradinaj mohoi se ka përdorur fjalën “me ia fut” në Kuvendin e Kosovës.

“Kjo fjalën “me ia fut” unë nuk e përdora më duket. A e kam përdorë fjalën “me ia fut a?”, tha Haradinaj i cili kërkoi që të shikohet transkripi për të parë nëse e ka përdorur një fjalë të tillë. /Telegrafi/