Telegrafi

“Unë e kisha Messin te Barcelona, i them Boehlyt t’i jap kohë Potterit” – Guardiola i del në mbrojte trajnerit të Chelseat

Pep Guardiola ka dhënë një deklaratë befasuese, pas ndeshjes ku Manchester City i tij e demoloi Chelsean në Fa Cup.

Citizens fituan 4-0 ndaj The Blues, duke i eliminuar ata nga gara, por që trajneri spanjoll kishte një këshillë për pronarin e këtyre të fundit.

Guardiola ka kërkuar çuditërisht nga njëri nga bashkëpronarët e klubit londinez, Todd Boehly, që t’i japin kohë Potterit në ndërtimin e skuadrës.

“Unë i them Todd Boehlyt, jepi Graham Potterit kohë. Jepi kohë. Të gjithë trajnerëve u duhet kohë dhe kjo është e drejtë”, ka thënë trajneri i Cityt.

“Te Barcelona, nuk kisha nevojë për kohë për dy sezonet e mija, për shkak se kisha Messin”, ka vazhduar më tej Guardiola.

Potter është nën presion të madh, pasi brenda tri ditësh ka humbur dy ndeshje nga Manchester City, një në Ligën Premier me rezultat 1-0 dhe sonte në FA Cup, 4-0. /Telegrafi/