Nata e mbrëmshme (e shtunë) në Big Brother VIP Albania është përcjellur me debate të shumta nga ana e banorëve.
Ai më i sulmuari ishte këngëtari, Luiz Ejlli, i cili ndonëse ka fituar simpatinë e publikut, në shtëpinë e BBVa të gjithë banorët i janë kthyer kundër.
Një debat i fortë ka ndodhur mes tij dhe modeles Kejvina Kthella, e cila nuk nuk i ka kursyer ofendimet e rënda ndaj Luizit.
Megjithatë, një fjalë që u tha nga modelja ka shkaktuar një reagim të madh nga ana e publikut.
Kejvina në debat e sipër iu drejtua Luizit duke i thënë “Unë e kam babanë akoma në jetë”.
“Tipat si ti më mbajnë çantat. Burracak. Nuk e meriton as të marrë frymë. Ky është shembulli më i keq i shoqërisë. Të më vijë një copë njeri me dy sy këtu nuk më intereson”, ishin disa prej ofendimeve që Kejvina bëri drejt Luizit.
Nga shumë këto po konsiderohet si një fjalë rëndë dhe pavend nisur edhe nga fakti që Luizi vite më parë ka humbur babanë.
Kujtojmë që Luizi kishte zbuluar për banorët se babai i tij ka ndërruar jetë rreth dy vite më parë.
@tradhettia Turp❌❌❌#luizejlli #fypシ #bigbrothervipalbania #goviral #albania #bbv2 #luizkiara #kiaratito #bigbrothervipkosova #bbvipalbania #kiaratito #luizkiara #bbvipalbania ♬ Get You The Moon – Kina
Teksa Kejvina tha këtë fjali, Luizi nuk bëri asnjë veprim duke zgjedhur të mos i kundërvihej më shumë.
Ndryshe, theksojmë që mbrëmë Luizi ishte i shpëtuari i parë nga banorët e nominuar, gjë që ngjalli diskutime të shumta në shtëpinë e famshme. /Telegrafi/