Heidi Baci dhe Romeo Veshaj gjatë këtyre ditëve janë komentuar tejet shumë për raportin e tyre.
Në spektaklin e së martës u tha se prezantuesi po i bën presion modeles shqiptare.
Teksa kanë sqaruar këtë pjesë në oborr, Heidi ka filluar të qajë duke treguar se nuk po ndihet mirë.
Romeo në anën tjetër po ashtu u përlot dhe tha se nuk dëshiron që të jetë arsyeja që ajo të qajë.
“Nuk dua të jem motivi që ti të qash. Nuk e dua. Nëse të kam bërë presion, të kërkoj falje”, iu drejtua ai.
Moderatori i “Më lër të flas” tutje theksoi: “Unë dua të jem ai që të bën për të qeshur”.
Pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë kjo marrëdhënie e dyshes së famshme. /Telegrafi/