Kim Kardashianit i janë vjedhur stoli në vlerë prej 11 milionë dollarësh në grabitjen që ndodhi mëngjesin e të hënës në Paris.
Si pjesë e grabitjes është përmendur edhe një unazë në vlerë prej 4.5 milionë dollarësh, e cila është dizajnuar nga burri i saj, Kanye West.
Këngëtari ia dhuroi gruas së tij unazën në muajin e kaluar dhe ajo e ka treguar vazhdimisht në rrjetet sociale.
Kjo ishte unaza e dytë që West ia dhuroi Kimit dhe është shumë më e shtrenjtë se unaza e fejesës që ia kishte dhuruar në vitin 2013 (në vlerë prej 1.6 milionë dollarësh). /Telegrafi/