Unai Emery ka hedhur “peshqirin” për sfidën e titullit të Arsenalit – 16 ditë para se të fillojë sezoni i ri i Ligës Premier.
Trajneri i Gunners thotë se boshllëku mes skuadrës që drejton dhe dyshes, Manchester City dhe Liverpool është tepër i madh për t’u mbyllur.
Arsenali përfundoi sezonin e kaluar në pozitën e pestë duke ngecur 28 pikë pas Citizenes si dhe 27 sosh kundrejt Liverpoolit.
2⃣ | 0-2 | We're back underway at FedExField. VAMOS!
📱 https://t.co/aUcxSFOXTP
🖥 https://t.co/zoyVNov4kH#RealMadridIsHere | #RMTour pic.twitter.com/PDDhSYuGkq— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) July 24, 2019
“Duhet të jemi realist sepse distanca mes nesh dhe City e Liverpoolit është tejet e madhe”, pohoi trajneri pas takimit me Real Madridin, ku londinezët pësuan humbje pas ekzekutimit të penalltive (3-2) pasi që ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 2-2.
“Ne duhet ta zvogëlojmë këtë hendek dhe të jemi më konkurrues. Dhe për ta bërë këtë, ne duhet të përmirësojmë mbrojtjen, pa humbur asnjë nga cilësitë tona. Unë mendoj se kemi përparuar sezonin e kaluar, por nuk ishte e mjaftueshme për të arritur objektivin tonë që të kthehemi në Ligën e Kampionëve”, pohoi spanjolli.
Ndryshe, Arsenal ndeshjen e parë në sezonin e ri kampional do të luajë si mysafirë i Newcastle United. /Telegrafi/