Këngëtarja dhe njëherësh prezantuesja, Luana Vjollca, di gjithmonë të sjellë risi në estradën shqiptare.
Përpos që ka thyer rekorde të ndryshme përmes ekraneve televizive, tashmë ajo është fokusuar më shumë në prurjet e reja muzikore.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka dhënë detaje të mëtutjeshme rreth këngës së re.
“Una Mas” titullohet projekti i realizuar në gjuhën spanjolle, i cili do të jetë në bashkëpunim me këngëtarin nga Kolumbia, Jay Santos.
Ende nuk i dihet ndonjë datë specifike për lansimin e saj, por Luana u ka mundësuar fansave të shohin fotografi të shkrepura nga xhirimet e klipit.
Theksojmë se gjatë pandemisë coronavirus ajo publikoi këngën “Pa Panik”, e cila përkoi mjaft shumë me situatën në vend. /Telegrafi/