Samuel Umtiti pritet të largohet nga Barcelona gjatë ditës së sotme kur është edhe fundi i afatit kalimtar të verës.
Mbrojtësi francez ka vuajtur vitin e fundit për shkak të lëndimeve dhe është paraqitur shumë pak për Barcelonën.
Trajneri Ronald Koeman nuk e ka në planet e veta dhe Barcelona po diskuton shitjen e tij.
Katër është numri i skuadrave që kanë shprehur interesim për të me të ardhmen e francezit e cila është mes Ligue 1 dhe Serie A.
Ish-skuadra e tij Lyon mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me Umtitin, por ai kërkohet edhe nga Rennes.
Ndërkohë dy opsionet tjera janë në Serie A ku Roma dhe Napoli janë në garë për t’i fituar shërbimet e tij.
Barcelona po kërkon 25 milionë euro që ta lë të lirë qendërmbrojtësin kampion bote me Francën.
Por nëse nuk vije ndonjë ofertë e tillë, atëherë Barça do të lejonte edhe huazimin e tij tek ndonjëra skuadër me opsion blerje. /Telegrafi/