Telegrafi

Umtiti refuzoi transferimin te Liverpooli në janar

Samuel Umtiti ka mundur të transferohet te Liverpooli gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi francez nuk po kalon momente të mira te Barcelona, pasi ka humbur vendin e titullarit.

Umtiti ka pasur mundësi të transferohet te Liverpooli gjatë janarit, por një gjë të tillë e ka refuzuar vet ai.

The Reds ishin të gatshëm ta merrnin atë në huazim me detyrim blerje në fund të sezonit.

Dy klubet kishin arritur marrëveshje mes vete, por në fund ka qen vet lojtari që ka refuzuar kalimin në Anfield.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman nuk është se beson shumë në lojtarin dhe pritet largimi i tij në verë nga Camp Nou.

Lyon dhe Roma mbesin dy ekipet e interesuara për shërbimet e tij që do të provojnë afrimin e lojtarit në verë. /Telegrafi/