Site icon Telegrafi

Umtiti objektivi kryesor i Arsenalit për mbrojtjen

Samuel Umtiti. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Samuel Umtiti ka humbur vendin e titullarit te Barcelona dhe ka luajtur shumë pak këtë edicion.

Mbrojtësi francez ka vetëm 16 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion, derisa shumicën nga to i ka luajtur duke u inkuadruar nga banka rezervë.

Kjo situatë nuk po i pëlqen fare kampionit të botës me Francën i cili ka kërkuar largimin gjatë afatit kalimtar veror.

E ardhmja e reprezentuesit francez duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez, me Arsenalin që insiston prej vitesh për transferimin e tij.

Samuel Umtiti. (Photo by Eric Alonso/Getty Images)

Topçinjtë kanë objektiv transferimin e Umtitit këtë verë dhe duket se tani do ta kenë më të lehtë, duke marrë parasysh që çmimi i tij ka rënë dukshëm.

Londinezët janë të gatshëm t’i përmbushin kërkesat e Barcelonës e cila kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë francezin.

Çmimi i lojtarit vitin e kaluar ishte 65 milionë, por forma jo e mirë dhe ndeshjet e pakta kanë bërë që çmimi i tij të bije.

26-vjeçari i ka dhënë dritën e gjelbër agjentit të tij për të diskutuar me Arsenalin për kushtet personale, pasi ka pranuar një transferim në Londër. /Telegrafi/

Exit mobile version