Telegrafi

Umtiti nuk dëshiron të largohet nga Barca

Samuel Umtiti (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, i cili ka qenë i lidhur me një transferim te klubi anglez, Arsenal, duket se dëshiron të qëndrojë në Camp Nou.

Mbrojtësi nuk dihet nëse ka vend ne ekipin e parë të Blaugranëve për edicionin e ri, pas transferimit të Clement Lenglet, transmeton KP.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Samuel Umtiti

“Kualiteti i jetës është i mirë, për mua është vendi më i mirë për të jetuar dhe për të luajtur”, ka deklaruar ai.

“Vendi, fansat, ekipi, asgjë nuk mund të ëndërroja më shumë, çdo ditë ndihëm i kënaqur dhe kjo me bën edhe me të lumtur edhe me jep më shumë kënaqësi për të qëndruar në Barcelonë”, ka shtuar lojtari.

Umtiti po ashtu tha se do të jetë i gatshëm për sezonin e radhës dhe e ka pranuar që dëmtimi i tij në gjunjë ka qenë i vështirë për të.