Telegrafi

Ultrasit e Interit protestojnë gjatë ndeshjes ndaj Torinos

Ultrasit e ‘Curva Nord’ të Interit kanë paralajmëruar se do të protestojnë gjatë ndeshjes kundër Torinos.

Klubi zikaltër po kalon një periudhë të keqe që nga kundërthëniet me pohimet e kapitenit Mauro Icardi në librin e tij e deri te rezultatet e dobëta që po e rrezikojnë punën e trajnerit Frank de Boer.

Lexo po ashtu Libri i Mauro Icardit përfundon nën hetim në Itali

Është raportuar se Nerazzurrët janë në negociata me Laurent Blanc për ta angazhuar në postin e trajnerit, ndërsa tifozët do ta shprehin edhe njëherë pakënaqësinë për periudhën e trazuar te klubi.

Natyra e protestës mbetet e paqartë, por nëse rezultati është i pakënaqshëm, atëherë nuk ka dyshim se do të ketë reagim më të fuqishëm nga tifozët.

Interi është i 14-ti në tabelë me 11 pikë të arkëtuara pas nëntë ndeshjesh. /Telegrafi/