Telegrafi

Ukrainës i duhen 38 miliardë euro për vitin 2024 – paratë do t’i kërkojë nga aleatët

Ukraina do të kërkojë 38 miliardë euro fonde të jashtme nga aleatët e saj në vitin 2024, ka thënë ministri i financave të vendit.

Serhiy Marchenko i tha një stacioni radiofonik ukrainas se financimi duhet të jetë i njëjtë me vitin 2023, pasi kostot e mbrojtjes dhe sigurisë nuk do të ulen në muajt e ardhshëm.

“Ne kemi nevojë për 38 miliardë euro financim të jashtëm [në 2024]”, tha ai për Radio Liberty.

Lexo po ashtu Gjermania ia dorëzon ukrainasve edhe dy sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot

Ai tha se vetëm BE-ja, e cila do t’i jep deri në 50 miliardë euro Ukrainës gjatë periudhës 2024-2027, është e garantuar për vitin e ardhshëm, raporton skynews.

“Shpresoj se Shtetet e Bashkuara do të [kontribuojnë] gjithashtu, shpresoj vërtet”, shtoi ai.

Ndryshe, Rusia ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe viktima të shumta gjatë pushtimit të Ukrainës, i cili ka filluar më 24 shkurt të vitit të kaluar. /Telegrafi/