Telegrafi

Ukraina pretendon se rusët mund të nisin një ofensivë të madhe që në janar

Dmytro Kuleba, Ministër i Punëve të Jashtme i Ukrainës, tha sot se kapaciteti rus për të nisur një ofensivë të madhe, mund të jetë gati deri në fund të janarit ose në shkurt, raporton CNN.

Duke folur me gazetarët e huaj në një strehimore në Kiev, kreu i diplomacisë ukrainase tha: “Ata ende shpresojnë të jenë në gjendje të thyejnë linjat tona të mbrojtjes dhe të shkojnë më thellë në Ukrainë”, transmeton Telegrafi.

Kuleba pohoi se ka disa faktorë që tregojnë se Rusia ende dëshiron të pushtojë pjesë të mëdha të Ukrainës, pavarësisht humbjeve të mëdha që ka pësuar.

Ndër këta faktorë janë “mobilizimi i rezervistëve, trajnimi i ushtarëve të mobilizuar dhe manovrat e njësive me armë të rënda”.

Kujtojmë se në shtator, Rusia filloi të mobilizojë rreth 300 mijë ushtarë, që është rreth dyfishi i numrit të ushtarëve me të cilët sulmuan Ukrainën në fund të shkurtit të këtij viti. /Telegrafi/