Një grua ukrainase shpërtheu në të qara për shkak se një raketë goditi banesën e saj në Uman nga sulmet ajrore ruse këtë mëngjes.
“Raketa goditi apartamentin tonë, jemi mbuluar të gjithë në gjak”, thotë ajo në një video. Megjithatë, shtoi se gjendja e saj dhe e fëmijëve është e mirë.
Përmes këtyre pamjeve, ukrainasja e tregonte gjendjen e apartamentit të saj të dëmtuar, derisa fytyra e saj dhe duart ishin të mbuluara me gjak, transmeton Telegrafi.
Perhaps this young woman from Uman can explain better why russia has to be defeated and why Ukraine must win.
They will not stop until they are stopped.This is why #UAarmy has to be successful.
This is why we need F-16s!#skyneedsF16 pic.twitter.com/FX6HU18aQO
— Defense of Ukraine (@DefenceU) April 28, 2023
Siç raportohet, 17 persona u vranë përfshirë një fëmijë nga sulmet ajrore ruse në qytetin Uman.
Ndërkaq, një grua dhe vajza e saj tre vjeçare u vranë në një sulm të ngjashëm në Dnipro. /Telegrafi/