Site icon Telegrafi

Ukrainasja po kalonte rrugën në vija të bardha, vetura godet karrocën në të cilën e kishte foshnjën – shpëton mrekullisht

Një veturë që ishte ndalur në vija të bardha dhe kishte kamerë të vendosur brenda, ka filmuar momentin kur një nënë që po kalonte rrugën, një veturë që vjen me shpejtësi ia godet karrocën brenda të cilës kishte foshnjën dhe ia hedh disa metra larg.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin ukrainas Energodar gjatë të premtes së kaluar, ndërsa foshnja që u godit është dërguar me urgjencë në spital ku është vendosur në repartin e kujdesit intensiv.

Ndërkaq mjekët pasi panë pamjet e aksidentit e kanë cilësuar si “mrekulli”, kjo për faktin që foshnja i ka mbijetuar goditjes së fuqishme.

E shoferi që nuk tregoi aspak kujdes është arrestuar dhe pas testeve të kryer, është konstatuar se kishte konsumuar alkool nëntë herë më

“Shoferi më është ofruar për të më kërkuar falje, i vinte era alkool”, ka deklaruar 34-vjeqarja Maria Tkachenko, e ëma e vogëlushes.

Foshnja që pësoi goditje të fuqishme sipas mjekëve që e trajtuan rastin, po e cilësojnë si mrekulli se si i ka mbijetuar goditjes, duke pranuar se nuk ka shenja të lëndime të brendshme në kokë apo thyerje të eshtrave.

Sipas tyre gjendja e vogëlushit është stabile dhe shumë shpejt pritet të lirohet nga spitali. /Telegrafi/

Exit mobile version