Site icon Telegrafi

Ukrainasja luan në piano në rrënojat e shtëpisë pasi u dëmtua nga bombardimet ruse – kënga e fundit për t’ia dhënë lamtumirën

Një video tregon një muzikante ukrainase duke luajtur këngën e fundit në piano për t’i thënë lamtumirën shtëpisë së saj pasi u shkatërrua nga një bombë ruse.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, nëna e dy fëmijëve, Irina Maniukina për pak kohë “harroi shqetësimet e luftës”, kur pastroi hirin në pianon e saj të madhe disa orë pasi një raketë ra në rrugën e saj.

Goditja e bëri shtëpinë e saj në Bila Tserkva, në jug të Kievit, në gërmadha me dyer dhe xham të shpërndarë nëpër dysheme.

Irina, e cila u detyrua të largohej nga vendi ku u rrit, mori një minutë për ta bërë gati pianon e saj të padëmtuar dhe për të luajtur mes rrënojave dhe dritareve të bombarduara.

Një video e xhiruar nga vajza e saj Karina, tregon pianisten e cila fshiu pluhurin nga pianoja dhe fillon të luajë një seri të bukur këngësh.

Vajza e Irinës tha se mamaja e saj gjeti momentin për të “harruar luftën”.

Ajo tha se kjo i ndihmoi atyre të kujtonin kohët më të lumtura para pushtimit.

“Ajo filloi të luante jo vetëm për t’u çlodhur, por për të mbledhur mendimet e saj dhe për t’i thënë lamtumirë shtëpisë, si dhe për të kujtuar momentet e mira që ishin në shtëpinë tonë”, tha Karina. /Telegrafi/

Exit mobile version