Në rrjetet sociale është shfaqur një video, ku brenda një tanku të ushtrisë ukrainase gjendet edhe një grua e cila dëgjon muzikë, derisa zhvillon luftë të ashpër kundër ushtrisë ruse.
Siç mund të dëgjohet në video, këngën që ajo e dëgjon është “Holding Out For a Hero” nga këngëtarja amerikane Bonnie Tyler të regjistruar në vitin 1984, transmeton Telegrafi.
Videon e ka publikuar në profilin zyrtar në Twitter, gazetarja e njohur ukrainase Nika Melkozerova.
“Tenistja ukrainase qëllon mirë derisa dëgjon muzikë të mirë. Aq shumë gra sypatrembura po shërbejnë në ushtrinë ukrainase”, ka shkruar Melkozerova.
Megjithatë nuk është bërë e ditur se në cilën pjesë të Ukrainës është filmuar kjo video, ku brenda tankut shihen ushtarët ukrainas së bashku me një grua që i ishte bashkuar atyre. /Telegrafi/
https://twitter.com/NikaMelkozerova/status/1515696900342788103?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1515696900342788103%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fvijesti%2Fsvijet%2Fukrajinska-tenkistkinja-snimila-video-u-kojem-uz-poznatu-pjesmu-gadja-ruske-tenkove%2F220417069