Site icon Telegrafi

Ukrainasit zënë rob lufte një grup të parashutistëve rusë në Vovchansk

Ushtarët e admiralit Mykhailo Bilynskyi nga Brigada e 36-të, kanë arritur të zënë rob lufte një grup ushtarësh rus në Vovchansk në rajonin e Kharkivit.

“Gjatë një kundërsulmi nga Brigada jonë në Vovchansk, ushtarët tanë kapën një grup ushtarësh rusë që ishin parashutistë”, u tha nga Brigada ukrainase, transmeton Telegrafi.

Ukrainasit shpresojnë që këta ushtarë rusë t’i shfrytëzojnë për shkëmbimin e të burgosurve me ushtarët ukrainas.

Në anën tjetër, një grup ukrainasish që janë liruar këto ditë nga burgjet ruse, janë filmuar në gjendje të mjerueshme – për faktin se ishin torturuar, nuk u ishte dhënë ushqim e ujë.

Ndryshe luftimet e ashpra janë duke vazhduar në pothuajse çdo pjesë të Ukrainës, ku nga të dyja palët raportohet për të vrarë dhe plagosur. /Telegrafi/

Exit mobile version